Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sektori privat kundërshton vendimin e ZRRE-së

Vendi  |  13.05.2025 Ora 13:44   

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike ka nxitur reagime nga komuniteti i biznesit, i cili sot u mblodh në një takim të jashtëzakonshëm në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës.

Takimi u organizua me iniciativë të Odës Ekonomike të Kosovës, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane, Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, Klubin e Biznesit dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë. Pjesëmarrës ishin përfaqësues të bizneseve të mëdha që përmbushin kriterin e më shumë se 50 të punësuarve apo mbi 10 milionë euro qarkullim vjetor, transmeton Klankosova.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e bizneseve ngritën shqetësime serioze lidhur me ndikimin që mund të ketë ky vendim në koston e operimit dhe stabilitetin financiar të tyre. Ata gjithashtu kritikuan mungesën e përfshirjes së sektorit privat në procesin konsultativ para miratimit të vendimit.

Bizneset kërkuan që vendimi të pezullohet për një periudhë njëvjeçare, duke theksuar nevojën për dialog të drejtpërdrejtë me institucionet përkatëse dhe vetë ZRRE-në. Përfaqësuesit e odave ekonomike u shprehën të gatshëm për të ndërmarrë hapa të koordinuar në mbrojtje të interesave të anëtarësisë së tyre.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing