Oasis "nuk kanë plane" për të publikuar muzikë të re
Legjendat e Britpop do të kthehen në skenë më 4 korrik për të nisur 'Oasis Live '25', turneun e tyre të parë në 16 vjet, por bashkë-menaxheri i grupit, Alec McKinlay, këmbënguli se ky nuk është fillimi i publikimeve të reja nga grupi. Drejtori i Ignition dhe Big Brother Recordings i tha revistës Music Week: "Kjo është hera e fundit, siç e bëri të qartë Noel në shtyp.
"Është një shans për fansat që nuk e kanë parë grupin t'i shohin ata, ose të paktën për disa prej tyre ta shohin." Por jo, nuk ka plan për ndonjë muzikë të re."
Më shumë se 10 milionë fansa nga 158 vende të ndryshme u përpoqën të blinin bileta për turneun e ribashkimit të vëllezërve Noel dhe Liam Gallagher, dhe Alec pranoi se Oasis u "mahnitën" nga kërkesa ndërkombëtare.