Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas ndërprerjes së shërbimeve nga ndërmarrja “Pastrimi”, pjesë të ndryshme të Prishtinës janë përballur me grumbullim të madh të mbeturinave, duke shkaktuar kundërmim dhe pakënaqësi tek qytetarët. Komuna reagoi mbrëmë duke angazhuar një operator privat si zgjidhje e përkohshme.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, theksoi se nuk do të lejohet që shëndeti publik të vihet në rrezik dhe se komuna është duke shqyrtuar alternativa të tjera brenda kornizave ligjore.
Ndërkohë, disa zona që u pastruan mbrëmë nga kompania private, sot janë në gjendje të mirë, por shumë lagje të tjera vazhdojnë të mbesin të mbuluara me mbeturina. /Dukagjini