Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Christopher Nolan shkruan histori me “The Odyssey” – filmi i parë që xhirohet tërësisht me kamera Imax

Film  |  16.05.2025 Ora 9:18   

Christopher Nolan po realizon filmin e parë komercial që do të xhirohet tërësisht me kamera Imax në 70mm, nga fillimi në fund. Regjisori, i njohur për përkushtimin ndaj formatit Imax në projekte si “Dunkirk”, “Tenet” dhe “Oppenheimer”, sfidoi vetë kompaninë që të përmirësonte teknologjinë.

Përgjigjja ishte krijimi i kamerave të reja Imax: më të lehta, 30% më të qeta dhe me përpunim më të shpejtë të materialeve. “Nëse i zgjidhni problemet, e xhiroj krejt filmin me Imax,” i kishte thënë Nolan CEO-s të Imax, Rich Gelfond.

“The Odyssey” është momenti i parë kur kjo ide po bëhet realitet. Kamera të reja për momentin janë të rezervuara vetëm për këtë projekt, por pas përfundimit të tij, do të jenë të hapura për regjisorë të tjerë. Filmat si “Sinners”, “Mission: Impossible – The Final Reckoning” dhe “Formula One” me Brad Pitt, tashmë janë të përfshirë në listën e projekteve që do të përdorin këtë teknologji.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing