Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Marrëveshje për çmimin e bukës: Autoriteti i Konkurrencës nis hetime ndaj furrave në Prishtinë dhe Gjakovë

Vendi  |  20.05.2025 Ora 7:47   

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se pas inspektimeve në disa furra në Prishtinë dhe Gjakovë, është konstatuar se rritja e çmimit të bukës është bërë në mënyrë të koordinuar dhe të qëllimshme mes operatorëve të sektorit, duke shkelur nenin 5 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës që ndalon marrëveshjet e tilla (kartelet).

Rasti është cilësuar si shkelje serioze e rregullave të tregut të lirë dhe Autoriteti po shqyrton mundësinë e vendosjes së masave të përkohshme ndaj bizneseve përfshirë – përfshirë mbylljen e tyre për një periudhë deri në 6 muaj.

“Pas inspektimeve të zhvilluara, Autoriteti ka identifikuar shkelje të ligjit nga subjekte të sektorit të bukës në Komunën e Gjakovës dhe Prishtinës. Këto shkelje lidhen me bashkërendimin e çmimeve mes furrtarëve për produkte të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Autoriteti konfirmoi për TV Dukagjini se janë duke u ndërmarrë hapat procedurale për nisjen e hetimeve formale. Ndërkohë, janë nën vëzhgim mbi 20 produkte ushqimore, përfshirë edhe në sektorin e gastronomisë, siç është rasti i kafesë, për të cilën ka pasur shqetësime të ngjashme.

Adrian Mustafa, ushtrues detyre i shefit të Departamentit të Analizës dhe Metodologjisë, deklaroi se inspektorët janë çdo ditë në terren duke zhvilluar intervista dhe duke mbledhur të dhëna për arsyet e shtrenjtimit të çmimeve.

Edhe pse një pjesë e operatorëve ekonomikë janë arsyetuar me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Autoriteti ka theksuar se ndryshimet në çmime janë vërejtur para se të nisë faturimi me tarifat e reja të KEDS-it.

Hetimet do të vazhdojnë në ditët në vijim, dhe Autoriteti ka premtuar transparencë dhe veprim të vendosur për të mbrojtur konkurrencën e ndershme në treg.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing