Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se të mërkurën, më 28 maj, do të nisë funksionimi i vendkalimit të përbashkët kufitar në Glloboçicë. Sipas njoftimit, kontrollet e hyrjes dhe daljes do të kryhen në objektin kufitar të Kosovës, që ndodhet në Glloboçicë.
Ky është vendkalimi i dytë i përbashkët kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, pas atij në Bllacë që u përurua muaj më parë. Ky projekt synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të përmirësojë bashkëpunimin ndërkufitar mes dy vendeve. Hapja e këtij vendkalimi pritet të ndihmojë në rritjen e fluksit të udhëtarëve dhe të lehtësojë procedurat e kontrollit për të gjithë ata që udhëtojnë në këtë rrugë.