Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qytetarët vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në hyrje të Vushtrrisë, si pasojë e punimeve për zgjerimin e rrugës magjistrale që lidh Prishtinën me Mitrovicën. Edhe pse sinjalizimet për punime janë vendosur dhe makineritë e rënda po punojnë në terren, punimet po ecin me ritme të ngadalta, duke shkaktuar kolona kilometrike.
Ministria e Infrastrukturës, e cila në shkurt të vitit të kaluar kishte nënshkruar kontratën për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës, nuk ka ofruar asnjë sqarim lidhur me kohën e përfundimit të punimeve, pavarësisht kërkesave të shumta për informacion.
Nga kompania e cila po zhvillon punimet, është bërë e ditur përmes një komunikimi telefonik se kontrata njëvjeçare përfshin vetëm një pjesë të magjistrales, rreth 5.5 kilometra, ndërsa për përfundimin e plotë të punimeve është parashikuar një afat dyvjeçar.
Deri në përfundimin e projektit, qytetarët janë të detyruar të përballen me pritje të zgjatura dhe vështirësi në qarkullim, ndërsa Ministria e Infrastrukturës nuk ka dhënë ndonjë informacion të detajuar për ecurinë e punimeve.