Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Greva e punëtorëve të "Pastrimit" vazhdon

Vendi  |  27.05.2025 Ora 7:38   

Punëtorët e kompanisë "Pastrimi" po vazhdojnë grevën para objektit të Komunës së Prishtinës, duke kërkuar shlyerjen e borxheve të akumuluara, për të cilat pretendojnë se komuna është përgjegjëse. Të shoqëruar nga kamionët e tyre të shërbimeve, ata kanë qëndruar edhe sot para komunës, duke shprehur vendosmërinë e tyre për të mos tërhequr grevën deri në plotësimin e kërkesave.

Punëtorët kanë kërkuar falje qytetarëve për pamundësinë e kryerjes së shërbimeve, duke theksuar se kjo situatë nuk ka ardhur për shkak të neglizhencës së tyre, por nga mungesa e mjeteve financiare. Një prej punëtorëve është shprehur: “Kam tre fëmijë, kam kredi, babën e vëllain të sëmurë... nuk kam si t'ia dal me këtë rrogë kaq të ulët. Pse me ardhë kjo gjendje me na lënë pa pagë?"

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës është në pritje të nënshkrimit të kontratës prej 1.5 milionë eurosh me kompaninë "Pastrimi", por nga kjo e fundit është bërë e ditur se kontrata e propozuar nuk e adreson problemin themelor – shërbimin primar të grumbullimit të mbeturinave në qytet.

RTK ka provuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët komunalë për këtë çështje, por një komunikim zyrtar nuk ka qenë i mundur deri më tani. Deri në një zgjidhje konkrete, qytetarët e Prishtinës do të vazhdojnë të përballen me problemin e grumbullimit të mbeturinave nëpër rrugët e qytetit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing