Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kur shtypin "snooze", mund të humbisni orë të tëra gjumi çdo muaj. Ja si ta ndaloni këtë

Vendi  |  27.05.2025 Ora 7:47   

Shumë prej nesh e nisin ditën me tingullin e alarmit – ose më saktë, me butonin e famshëm snooze, duke menduar se “vetëm edhe 5 minuta gjumë” do na bëjnë mirë. Por, sipas disa shkencëtarëve, ky zakon mund të ketë pasoja më të mëdha nga sa mendojmë.

Sipas Dr. Rebecca Robbins nga Brigham and Women’s Hospital, shtypja e snooze-it na ndërpret fazat e rëndësishme të gjumit, si ajo e REM (Rapid Eye Movement), që është jetike për kujtesën dhe funksionet njohëse të trurit. Një studim i fundit, i bazuar në të dhënat e aplikacionit të gjumit SleepCycle, tregon se mesatarisht njerëzit e zgjasin gjumin me 11 minuta pasi bien alarmi i parë. Kjo, e mbledhur në një muaj, i bie të jetë një natë e tërë gjumi e humbur.

Nga ana tjetër, disa ekspertë si Dr. Justin Fiala nga Northwestern Medicine argumentojnë se për disa persona – sidomos për tipat “nataxhinj” – snooze-i mund të ndihmojë në një zgjim më të butë, duke kaluar më lehtë nga gjumi i thellë në gjumin e lehtë para se të zgjohen.

Gjithsesi, shumica e ekspertëve bien dakord në një gjë: për një zgjim më të lehtë dhe më të shëndetshëm, është mirë të kemi një orar të rregullt gjumi, të mos vonohemi shumë për të fjetur dhe të kufizojmë përdorimin e snooze-it. Ndryshe, rrezikojmë të ndiejmë të ashtuquajturën inercinë e gjumit – atë ndjesinë e mjegullt dhe përgjumje që na shoqëron edhe disa orë pasi jemi zgjuar.

Pra, para se ta shtypni edhe një herë snooze-in nesër në mëngjes, mendoni dy herë: a po e ndihmoni trupin tuaj, apo po ia vështirësoni mëngjesin?

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing