
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ka diplomuar gjenerata e parë me 19 nxënës në profilin Floktari, në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”.
Për këtë nxënësit i ka uruar kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, i cili promovoi arsimin dual dhe tha se ky ishte “një nga projektet më domethënëse për të ardhmen e rinisë dhe të ekonomisë së vendit tonë”.
“Urime diplomimi gjeneratës së parë me 19 nxënës në profilin Floktari, në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, të cilët përmbyllën një rrugëtim trevjeçar. Ky moment është më shumë se një certifikim, është kurorëzim i një rruge me përkushtim, punë dhe vizion, për të rinjtë dhe të rejat që po ndërtojnë një të ardhme të qëndrueshme me dije dhe aftësi, vetëbesim dhe përgatitje për jetën e punën. Jetësimi i arsimit dual në shkollat tona profesionale është prioritet kyç i Qeverisë sonë dhe një nga projektet më domethënëse për të ardhmen e rinisë dhe të ekonomisë së vendit tonë. Përmes tij po ndërthurim teorinë me praktikën dhe afrojmë të rinjtë me tregun real të punës”, ka shkruar Kurti.
Ai tha se arsimi dual ka filluar në vitin 2022 në katër shkolla, në katër profile të ndryshme, në tre komuna të Kosovës, duke përfshirë 107 nxënës, të cilët, sipas Kurtit, besuan në këtë rrugëtim të ri.