Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Forumi për Gratë, Policia njofton për ndryshimet në qarkullim

Vendi  |  02.06.2025 Ora 7:47   

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut rrugorë në vend, teksa mbahet edicioni i tretë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, më 2-3 qershor.

Përmes një komunikate Policia thotë Policai do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.

Kjo ngjarja organizohet me inicativë të presidentes Vjosa Osmani.

“Më datë 2-3 qershor  2025, me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu në Prishtinë organizohet edicioni i tretë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Republikën e Kosovës. Policia e Kosovës do të kujdeset për mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut rrugorë në vend, si dhe gjatë lëvizjes/qëndrimit të personaliteteve dhe delegacioneve të ndryshme lidhur me këtë edicion”.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së edicionit në fjalë,  Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore dhe në afërsi të objekteve relevante, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing