Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot hapet Panairi i Përgjithshëm `Prishtina 2025`

Vendi  |  10.06.2025 Ora 7:48   

Sot, hapet edicioni i radhës i Panairit të Përgjithshëm “Prishtina 2025” i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, një ngjarje e rëndësishme ekonomike që do të zgjasë deri më 12 qershor.

 

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 11:00 deri në 19:00, në ambientet e një qendre tregtare në Rrugln magjistrale Prishtinë-Ferizaj, duke ofruar një platformë gjithëpërfshirëse për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve nga kompani vendore dhe ndërkombëtare që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

"Qëllimi i panairit është të nxisë bashkëpunimin ndërbiznesor, të promovojë inovacionin dhe zhvillimin ekonomik si dhe të krijojë mundësi të reja për rrjetëzim mes kompanive dhe konsumatorëve", thuhety në njoftomin e OEK-ut.

OEK fton të gjithë qytetarët, profesionistët dhe përfaqësuesit e bizneseve të vizitojnë këtë aktivitet treditor dhe të përfitojnë nga përvoja unike që ofron panairi “Prishtina 2025”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing