Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të ketë punime të planifikuara dhe se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në fshatin Bardhosh.
Ndërprerje do të ketë nga ora 09:00 deri në ora 18:00.
“Ju njoftojmë se më datë 13.06.2025 nga ora 09:00-18:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të punimeve të planifikuara. Konsumatorët që do afektohen nga kjo ndërprerje janë fshati Bardhosh”, thuhet në njoftim.
Po ashtu më datë 13.06.2025 nga ora 10:30-10:45 dhe nga ora 15:15-15:30 do të afektohen konsumatorët e lagjes Sofalia.
Për shkak të këtyre punimeve të planifikuara nga KEDS, në këtë periudhë kohore mbesin pa ujë lagjet e lartëcekura.