Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Inaugurohet Orkestra Prishtina

Kulturë  |  18.06.2025 Ora 16:20   
Kryeqyteti i Kosovës do të pasurohet me një ansambël të ri muzikor. Orkestra Prishtina (OPR) do të inaugurohet zyrtarisht më 23 Qershor, në orën 19:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
 

Orkestra Prishtina është një ansambël i zgjeruar kamertal, i themeluar me iniciativë të Komunës së Prishtinës, si një përgjigje konkrete ndaj nevojave të reja kulturore që ka sjellë zhvillimi i muzikës artistike në qytet gjatë viteve të fundit. Breza të rinj profesionistësh të muzikës po kontribuojnë me një frymë të re artistike, duke ndërtuar ura të reja mes publikut dhe skenës, si dhe duke sfiduar kontradiktat shoqërore të kohës.
 
Themelimi i OPR-së është bërë i mundur falë bashkëpunimit me Organizatën për Bashkëpunime Artistike EHO, e cila ka bashkuar emra të dalluar të skenës muzikore: Gresa Broqi (drejtoreshë e EHO), Genc Salihu (drejtor i OPR) dhe Visar Kuçi (koncertmjeshtër i OPR). Së bashku, ata sjellin një vizion kuratorial që synon të nderojë dhe të avancojë trashëgiminë artistike të Prishtinës, duke ofruar një hapësirë të re për eksperiment artistik dhe bashkëpunim kreativ.
 
Të gjithë artdashësit janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantë, që pritet të shënojë një kapitull të ri në jetën kulturore të kryeqytetit.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing