Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kylian Mbappe shtrohet me urgjencë në spital

Sport  |  19.06.2025 Ora 16:10   
Kylian Mbappé është prekur nga një gastroenterit akute dhe është shtruar në spital për disa kontrolle dhe për të marrë trajtimet e para të nevojshme.

Lajmi është bërë i ditur nga Real Madrid përmes një njoftimi zyrtar të shkurtër.
Sulmuesi francez mungoi në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube kundër Al Hilal të Simone Inzaghit për shkak të etheve, shenjë e parë e infeksionit, e cila më pas është përkeqësuar duke e detyruar të izolohej në dhomën e tij të hotelit në Miami.

Gjendja e tij, dukshëm, është përkeqësuar edhe më tej dhe është marrë vendimi për shtrimin në spital për ta mbajtur nën vëzhgim situatën.

Në këtë pikë duket e pamundur që Xabi Alonso ta rikuperojë atë për ndeshjen kundër Pachuca-s, e planifikuar për të dielën në orën 21:00 me orën italiane, dhe edhe pjesa tjetër e turneut për të mund të jetë në rrezik serioz.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing