Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aktorja e njohur pëson lëndime serioze në setin e xhirimeve: Thërritet kirurgu plastik

Film  |  20.06.2025 Ora 17:09   
Aktorja Rebel Wilson ka zbuluar se pësoi një dëmtim serioz në hundë gjatë xhirimeve të komedisë aksion “Bride Hard”. Gjatë një interviste për Access Hollywood, aktorja tregoi për tmerrin që përjetoi në set. “Në një skenë përleshjeje, një armë aksidentalisht më ra në fytyrë. Ishte një aksident i paparashikuar dhe hunda më është çarë. Duhej të largohesha menjëherë nga seti. Ishte nata ime e fundit e xhirimeve dhe mendova me vete: ‘Sa pa fat jam?’
Ngjarja ndodhi gjatë sekuencës së fundit të ‘luftimeve’ për atë ditë dhe situata u bë shumë serioze, kur e pa veten të zhytur në gjak. “U tremba shumë. Erdhi ambulanca dhe u desh të thërrisnim një kirurg plastik, sepse nëse nuk do ta qepnin siç duhej, rrezikoja të mbetesha me shenja të përhershme. Fatmirësisht, kirurgu erdhi, më bëri të gjitha qepjet,dhe tani mezi vërehet pothuajse nuk duket fare”.
Rikujtojmë se së fundmi Wilson ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë me Ramona Agruma. Ajo dhe partnerja e saj postuan disa fotografi nga dita e dasmës së tyre. Aktorja gjithashtu zbuloi se ceremonia u zhvillua në ishullin italian të Sardenjës. Ndërkaq, aktorja ka folur së fundmi edhe për marrëdhënien që ka tani me trupin e saj pasi humbi mbi 25 kg. Duke folur për US Weekly, aktorja ka treguar sesi ka arritur të kontrollojë peshën e saj, por edhe pse është bindur që të humbasë kilogramët e tepërt.
“Nuk ka zgjidhje magjike. Unë mbaja dietë dhe gjithmonë stërvitesha. Unë kam punuar pothuajse gjatë gjithë jetës sime. Për mua, ishte elementi emocional që nuk e kisha parë kurrë”-tha ajo. Më pas, ajo ka theksuar se nuk do të jetë e fiksuar pas imazhit, por vetëm dëshiron të kujdeset për veten.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing