Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rritje e çmimit të naftës në Kosovë mes tensioneve globale

Vendi  |  23.06.2025 Ora 7:44   

Në tregun kosovar po vërehet një rritje e ndjeshme e çmimit të naftës, e cila po ndikohet nga tensionet gjeopolitike mes Iranit dhe SHBA-së. Pas sulmit të fundit amerikan ndaj objektivave iraniane, tregjet globale të energjisë janë trazuar, ndërsa efekti i kësaj situate ka filluar të ndihet edhe në Kosovë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës njofton se, megjithëse aktualisht çmimet në vend nuk kanë shënuar rritje ekstreme, ekziston rreziku që situata të përkeqësohet. “Tri muaj kemi punuar me çmim stabil, por me fillimin e luftës, çmimet kanë nisur të lëvizin ndjeshëm. Aktualisht, nafta është nga 1.21 deri në 1.32 euro për litër, ndërsa benzina në të njëjtin interval”, ka deklaruar kryetari i Shoqatës, Fadil Berijani.

Qytetarët janë të shqetësuar. Ata theksojnë se rritja e çmimeve është barrë shtesë për një popullatë që tashmë përballet me standard të ulët jetese. “Nuk është mirë. Këto çmime veç po rriten, e rrogat jo”, shprehet një qytetar nga Prishtina. Ndërkohë, edhe mërgimtarët po vërejnë dallimin mes çmimeve në Kosovë dhe jashtë saj.

Ekspertët ndërkombëtarë, përfshirë edhe mediumin britanik BBC, kanë paralajmëruar për rritje të çmimeve globale të naftës me hapjen e tregjeve në Azi. Drejtoresha e “Crystol Energy”, Carole Nakhle, është shprehur se sulmet e SHBA-së e kanë çuar konfliktin në një nivel të ri, duke nxitur frikën për një krizë më të madhe energjetike.

Me Iranin si një nga prodhuesit më të rëndësishëm të naftës në botë, edhe pse jo më i madhi, luhatjet në këtë rajon mbeten faktor kyç në çmimet e derivateve në të gjithë globin, përfshirë edhe Kosovën.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing