Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Policia e Kosovës mirëpret bashkatdhetarët dhe bën thirrje për respektim të rregullave në trafik

Vendi  |  24.06.2025 Ora 7:43   

Policia e Kosovës ka uruar bashkatdhetarët që janë rikthyer në vend gjatë kësaj periudhe verore, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut për sigurinë e të gjithëve.

Përmes një postimi në Facebook, Policia u shpreh:

“Bashkatdhetarë të dashur, mirë se erdhët në vendin tuaj! Për sigurinë tuaj dhe të familjes suaj, respektoni rregullat në trafik! Shpejtësia, rripi i sigurisë, telefoni – gjithçka ka rëndësi. Jemi këtu për t’ju mirëpritur dhe mbrojtur! Lexoni risitë e ligjit të ri dhe ndihmoni që rrugët tona të jenë më të sigurta për të gjithë.”

Autoritetet policore kanë theksuar se do të angazhohen maksimalisht për të garantuar sigurinë gjatë kësaj periudhe me fluks më të madh të qarkullimit, duke vënë theksin në parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e sjelljeve të rrezikshme në komunikacion.

Në këtë kontekst, qytetarët janë ftuar të jenë të kujdesshëm, të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, të vendosin rripin e sigurisë dhe të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, për të mbrojtur veten dhe të tjerët në rrugë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing