Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

AUV ndalon përkohësisht importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Vendi  |  26.06.2025 Ora 7:52   

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar ndalimin e përkohshëm të importit të deleve dhe dhive të gjalla nga Maqedonia e Veriut, pas konfirmimit të rasteve me sëmundjen e rrezikshme “gjuha e kaltër” në këtë shtet fqinj.

Në njoftimin zyrtar thuhet se masa është ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje në Kosovë. AUV u bën thirrje të gjithë fermerëve që ndodhen në zonat kufitare me Maqedoninë e Veriut, që t’i mbajnë tufat e tyre nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe të shmangin kontaktet me kafshë nga jashtë.

Sëmundja “gjuha e kaltër” është një infeksion viral jo ngjitës që transmetohet vetëm përmes pickimit të insekteve të llojit Culicoides. Ajo prek kryesisht ruminantët – delet, dhitë dhe gjedhin – ndërsa më të ndjeshme janë delet, te të cilat mund të shfaqen simptoma klinike dhe ngordhje. Gjedhi shërben si rezervuar i virusit, ndërsa dhitë zakonisht preken më lehtë.

Sipas AUV, kjo sëmundje nuk përhapet nga kafsha te njeriu dhe nuk kalon nga kafsha në kafshë pa ndërmjetësimin e insekteve.

Autoritetet janë mobilizuar për të zbatuar masat mbrojtëse dhe për të mbikëqyrur nga afër situatën. Në këtë drejtim, AUV u kërkon fermerëve që të rrisin nivelin e biosigurisë në fermat e tyre dhe të njoftojnë menjëherë veterinarin për çdo ndryshim në gjendjen shëndetësore të kafshëve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing