Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ZKA: Rreth 59 mijë euro pensione janë paguar pas vdekjes – kërkohet rikthimi i mjeteve

Vendi  |  26.06.2025 Ora 8:00   

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në raportin për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Financave për vitin 2024, ka zbuluar se janë realizuar 437 pagesa të pensioneve për persona që kanë ndërruar jetë. Vlera totale e këtyre pagesave arrin në 58,750 euro.

Sipas ligjeve në fuqi për skemat pensionale, pagesat duhet të ndërpriten menjëherë pas vdekjes së përfituesit. Megjithatë, pagesat pas vdekjes kanë ndodhur për shkak të vonesës në lajmërimin e rasteve apo mospërditësimit të menjëhershëm të regjistrit të gjendjes civile.

ZKA ka rekomanduar që Ministria e Financave të analizojë detajisht këto raste dhe të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të mjeteve në llogaritë e buxhetit të shtetit.

Ekspertët e auditimit kanë theksuar se vendosja e një sistemi më të avancuar të shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve, si dhe automatizimi i proceseve, do të ishte një hap drejt shmangies së situatave të tilla në të ardhmen.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing