Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në tregjet e Kosovës, një numër i madh produktesh vendore, përfshirë miellin, sheqerin, kafen dhe qumështin, po rezultojnë më të shtrenjta sesa produktet e importuara nga Shqipëria, Maqedonia apo Bosnja. Një krahasim në disa supermarkete të Prishtinës tregon se, për shembull, një qese miell 5 kg nga Maqedonia kushton 4.15 euro, ndërsa i njëjti produkt vendor arrin në 4.45 euro.
Sheqeri dhe qumështi prodhim vendor gjithashtu kanë çmime më të larta, sikurse edhe kafja, ndërsa për disa produkte si çaji apo produktet e kujdesit personal, Kosova ofron çmime më konkurruese. Ekspertët theksojnë se shkaku kryesor është kostoja më e lartë e prodhimit në vend, kapacitetet e ulëta dhe politikat e pamjaftueshme mbështetëse për prodhuesit.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në maj krahasuar me prillin, indeksi i çmimeve të konsumit është rritur për 0.3%, me ndikim më të madh nga produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike.