Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Javë e nxehtë me temperatura përvëluese – apelohet për kujdes

Vendi  |  30.06.2025 Ora 7:37   

Java parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 28-37 gradë Celsius.

Apelohet për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në shtatë metra për sekondë.

Moti për pesë ditë:

E hënë – Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

E martë – Moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

E mërkurë – Moti parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 29 deri 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

E enjte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

E premte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 32 deri në 37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi 1-7 metra për sekondë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing