Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Johnny Depp ka komentuar për herë të parë publikisht largimin e tij nga roli i Gellert Grindelwald në serinë “Fantastic Beasts”. Në një intervistë për The Telegraph, aktori zbuloi se vendimi për ta zëvendësuar erdhi krejt papritur gjatë xhirimeve të filmit të tretë, pasi drejtuesit e Warner Bros. kishin frikë nga ndikimi i çështjeve të tij ligjore në imazhin e projektit.
Depp tha se i ishte kërkuar të jepte dorëheqje, ndonëse ai e përjetoi këtë si një përpjekje për ta nxjerrë në pension. Sipas tij: “Ka shumë të tillë si unë për t’i zhdukur. Nëse mendoni që mund të më dëmtoni më shumë se sa jam dëm tuar, gaboheni rëndë.”
Edhe pse imazhi i tij është përmirësuar në publik kohët e fundit, shumë fansa të sagës magjike vazhdojnë të spekulojnë si do të kishte dalë interpretimi i tij nëse do të kishte vazhduar deri në fund.