Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Brad Pitt thyen rekorde me filmin F1

Film  |  07.07.2025 Ora 8:16   

Filmi më i ri i Brad Pitt, F1, ka kaluar 250 milionë dollarë në arkë vetëm 10 ditë pas premierës, duke hyrë në histori si filmi i parë i Apple Studios që kalon këtë shifër. Pitt portretizon Sonny Hayes, një pilot gare që rikthehet në pistë pas një pushimi shumëvjeçar, nën regjinë e Joseph Kosinski (Top Gun: Maverick).

Në kast bëjnë pjesë edhe Damson Idris, Kerry Condon dhe Javier Bardem. Filmi ka marrë mbështetje nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit me pamje nga garat reale të Formula 1, ndërsa është shpërndarë nga Warner Bros dhe Apple Studios.

F1 ka arritur 184 milionë dollarë ndërkombëtarisht dhe 109 milionë dollarë në SHBA, me një rënie të moderuar prej 44% në fundjavën e fundit, duke lënë të hapur rrugën për suksese të tjera në javët në vijim.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing