Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Scarlett Johansson, aktorja më fitimprurëse në histori

Film  |  07.07.2025 Ora 17:36   
Scarlett Johansson, e lindur më 22 nëntor 1984 në New York, me prejardhje daneze, vazhdon të konfirmohet si një nga emrat më të fuqishëm të kinemasë moderne.

Aktore dhe producente, ajo është bërë një figurë qendrore në industrinë globale të filmit.

Në vitet 2018 dhe 2019, ajo u rendit si aktorja më e paguar në botë, duke reflektuar jo vetëm popullaritetin e saj të jashtëzakonshëm, por edhe ndikimin që ka në suksesin komercial të filmave ku merr pjesë.

Filmat e saj kanë arkëtuar mbi 12 miliardë euro në mbarë botën, çka e bën atë aktoren më fitimprurëse në historinë e box office-it. Për më tepër, Johansson është përfshirë në listat prestigjioze të “Forbes” dhe “Time” si një nga figurat publike më me ndikim në botë.

Për kontributin e saj artistik, Scarlett ka fituar një çmim “Tony” dhe një “BAFTA”,  si dhe ka qenë dy herë e nominuar për “Oscar” dhe pesë herë për “Golden Globe”.

Së fundmi, ajo është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes me rolin kryesor në filmin “Jurassic World: Rebirth”, kapitulli më i ri i sagës së njohur kinematografike. Premiera e filmit u mbajt më 2 korrik dhe Johansson është cilësuar si pika më e fortë e projektit, me pritshmëri të mëdha për sukses në arkëtime.

Një prej roleve më të rëndësishëm në karrierën e saj mbetet ‘Black Widow’ në universin Marvel.

Nga ky rol, ajo ka përfituar shuma marramendëse, përfshirë mbi 33 milionë euro për “Iron Man 2” dhe 20 milionë euro nga filmi “Black Widow” i vitit 2021. Gjithashtu, ajo ishte një nga yjet më të mëdhenj të filmit rekordthyes “Avengers: Endgame”.
Aktualisht, pasuria neto e Scarlett Johansson vlerësohet në rreth 140 milionë euro. Për çdo rol filmik, ajo fiton zakonisht mes 10 dhe 20 milionë euro, pa llogaritur përfitimet nga kontratat reklamuese dhe bashkëpunimet me marka ndërkombëtare.
E padiskutueshme në talent dhe ndikim, Scarlett Johansson mbetet një figurë kyçe në kinematografi, një emër që garanton sukses artistik dhe komercial në çdo projekt ku angazhohet.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing