Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 17 korrik do të inaugurohet Skate Parku i parë në kryeqytet, duke ofruar një ambient modern për sportdashësit dhe të rinjtë.
Hapja zyrtare do të mbahet të enjten, më 17 korrik, në orën 20:30, pranë Shkollës “7 Marsi” në lagjen Kalabri. Në ceremoni do të jenë të pranishëm Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe Drejtoresha e Hapësirave Publike dhe Parqeve, Donika Çetta.
Ngjarja do të shoqërohet me muzikë live nga një DJ, si dhe performanca nga skaterë dhe biçiklistë, duke krijuar një atmosferë urbane dhe energjike.