Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një studim i realizuar nga Canine Cottages ka zbuluar se rrahjet e zemrës së qenve rriten me 46% kur ata dëgjojnë fjalët “Të dua” nga pronarët e tyre. Sipas studimit, ritmi i zemrës rritet nga 67 në 98 rrahje në minutë sapo qeni dëgjon këtë shprehje dashurie.
Hulumtimi u krye me ndihmën e monitorëve të rrahjeve të zemrës të vendosur tek katër qen, dhe tregoi se qentë reagojnë emocionalisht ndaj fjalëve të dashura.
Gjithashtu u vu re se përqafimet kishin një efekt qetësues, duke ulur ritmin e zemrës, gjë që tregon edhe një herë ndjeshmërinë e qenve ndaj përkujdesjes dhe sinjaleve emocionale nga njerëzit.