Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ish-mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka konfirmuar transferimin e tij te AC Milan pas përfundimit të një periudhe të lavdishme në klubin madrilen. Modric theksoi se dëshironte të mbetej në Evropë dhe të luante ende në nivele të larta.
“Pse AC Milan? Doja të qëndroja në Evropë dhe të vazhdoja të luaja futboll konkurrues,” deklaroi Modric.
Ai shtoi se kishte edhe oferta të tjera, por kur Milani u shfaq me interes konkret, ai ishte i bindur për këtë hap. “Kisha disa oferta të tjera, por kur Milani erdhi me projektin e tyre, ishte e qartë për mua. Isha gati që nga momenti i parë,” tha ai.
Modric u impresionua nga qasja e klubit kuqezi, pasi përfaqësues të Milanit udhëtuan në Kroaci për t’i prezantuar projektin. “Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua”, theksoi ai.
Ai përfundoi deklaratën duke vlerësuar Milanin si një nga klubet më të mëdha në Evropë dhe theksoi rolin e tij të ardhshëm në këtë ekip legjendar.