Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ky është numri që Rashford ka zgjedhur te Barcelona

Sport  |  23.07.2025 Ora 17:17   

Marcus Rashford ka vendosur të veshë fanellën me numrin 14 te Barcelona, sipas burimeve të shumta pranë klubit.

Ajo që bie në sy është fakti se Rashford ka injoruar fanellën me numrin 19, të cilën më parë e mbante Lamine Yamal, para se ky i fundit të kalonte te numri 10.

Në vend të saj, sulmuesi anglez ka zgjedhur numrin 14 — një fanellë e mbajtur më herët nga Pablo Torre, dhe më famshëm nga Thierry Henry gjatë kohës së tij në “Camp Nou”. Ndoshta, Henry është një ndër idhujt e Rashfordit. Prezantimi zyrtar i anglezit pritet të ndodhë në orët në vijim.

Ai i bashkohet Barcelonës në formë huazimi njëvjeçar nga Manchester United, në një lëvizje që ka befasuar shumë tifozë dhe analistë futbolli.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing