Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar ndalimin e përkohshëm të importit të derrave, produkteve dhe nënprodukteve të tyre, si dhe materialit gjenetik të derrit nga Kroacia. Ky vendim vjen pas konfirmimit të prezencës së sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit në rajonet Osjecko-Baranjska dhe Vukovarsko-Srijemska të Kroacisë.
Masa është ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje në Kosovë. Autoritetet kufitare që veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit – përfshirë Policinë e Kosovës, Doganat dhe AUV-në – kanë ngritur nivelin e kontrollit në të gjitha pikat kufitare për të ndaluar hyrjen e mallrave të ndaluara.
Sipas AUV-së, aktualisht nuk është raportuar asnjë rast i dyshuar në fermat në Kosovë, por inspektorët veterinarë dhe praktikat private janë aktive në terren dhe situata po monitorohet rregullisht.
Agjencia thekson se disa sëmundje janë aktualisht aktive në rajon, por Kosova e ka situatën nën kontroll dhe vazhdon të veprojë me masa parandaluese.