Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjenerata e millennial-ëve (të lindur përafërsisht mes viteve 1981–1996) pritet të bëhet më e pasura në histori, falë një transferimi të paprecedent të pasurisë nga baby boomers-at dhe gjeneratat më të moshuara. Ekspertët parashikojnë që triliona dollarë do të kalojnë te kjo gjeneratë në dekadat në vijim.
Vlera e përgjithshme neto e millennial-ëve është rritur ndjeshëm në vitet e fundit – sipas disa raporteve, pothuajse është katërfishuar. Megjithatë, shumë prej tyre nuk ndihen të sigurt financiarisht. Çmimet e larta të banesave, borxhet studentore dhe vonesa në përmbushjen e pikave të rëndësishme të jetës si blerja e shtëpisë apo krijimi i familjes ndikojnë ndjeshëm në këtë pasiguri.
Pavarësisht pasurisë që mund të trashëgojnë, analistët shprehin shqetësime për mungesën e përgatitjes financiare të disa pjesëtarëve të kësaj gjenerate, veçanërisht në ruajtjen dhe menaxhimin afatgjatë të pasurisë.