Beyoncé e përmbylli turneun e saj madhështor COWBOY CARTER të shtunën në Allegiant Stadium të Las Vegasit me një natë finale të paharrueshme, ku surprizat përfshinë paraqitjet e JAY-Z, Destiny’s Child dhe Shaboozey.
Turneu, i cili përfshiu 32 koncerte të shitura plotësisht në stadiume në SHBA dhe Evropë, është shpallur nga Billboard si turneu country me fitimet më të larta në histori.
Beyoncé theu gjithashtu disa rekorde personale, duke u bërë artistja me ngjyrë dhe artistja R&B me fitimet më të mëdha të të gjitha kohërave. Ajo është edhe gruaja e parë dhe artistja e parë amerikane që ka realizuar dy turne të ndarë me mbi 400 milionë dollarë fitime secili.
Shfaqja, që zgjaste gati tre orë me 42 këngë, kombinonte rrëfim, modë, teknologji dhe spektakël – duke u vlerësuar si një përvojë live që definon një epokë.
Përtej muzikës, fondacioni i saj BeyGOOD kontribuoi mbi 3 milionë dollarë për komunitetet lokale nëpër qytetet ku ndaloi turneu. Partnerë si Marriott Bonvoy, Ulta Beauty dhe të tjerë ndihmuan në krijimin e një eksperience të veçantë për fansat.