Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Vizioni Rinor i Shalës” përgatit “Rinia Fest 2025” për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Vendi  |  29.07.2025 Ora 16:56   

Organizata joqeveritare “Vizioni Rinor i Shalës”, me seli në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit, vazhdon të dëshmojë angazhimin e saj në fuqizimin e të rinjve dhe në rritjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në jetën komunitare.

Gjatë muajve të fundit, organizata ka realizuar një sërë projektesh me fokus në edukim, mjedis dhe përfshirje rinore, duke sjellë ndikim të drejtpërdrejtë në komunitetin lokal. Aktivitetet janë zhvilluar me pjesëmarrjen e të rinjve vendorë, duke i inkurajuar ata të jenë faktorë ndryshimi dhe kontribuues në zhvillimin e zonës.

Dje, në studion e Radio Plus 102.2 FM, patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesen e organizatës joqeveritare “Vizioni Rinor i Shalës”, znj. Dijellëza Selmani, e cila ndau me dëgjuesit tanë informacione rreth aktiviteteve dhe projekteve që kjo organizatë ka realizuar së fundmi.
 
Në bisedë u theksua angazhimi i organizatës në fuqizimin e të rinjve dhe roli i tyre në komunitet, si dhe projektet e përfunduara që përfshijnë temat e mjedisit, pjesëmarrjes rinore dhe edukimit. Po ashtu, u ndanë detaje për përgatitjet e fundit për “Rinia Fest”, një nga ngjarjet më të mëdha rinore në komunën e Lipjanit, që do të mbahet më 12 gusht, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

“Vizioni Rinor i Shalës” mbetet një shembull i qartë se si organizatat rinore mund të ndikojnë pozitivisht në komunitet, duke ngritur zërin e të rinjve dhe duke i dhënë hapësirë iniciativave të tyre.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing