
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet e BE-së nga tetori. Njoftimi i Metas pasqyron një vendim që Google njoftoi nëntorin e kaluar, duke theksuar rezistencën e kompanive të mëdha të teknologjisë ndaj rregullave të BE-së që synojnë të frenojnë pushtetin e tyre dhe të sigurojnë llogaridhënie dhe transparencë më të madhe.
Ligji i Bashkimit Evropian, i njohur edhe si Rregullorja për Transparencën dhe Synimin e Reklamimit Politik, i cili do të zbatohet nga 10 tetori, hyn në fuqi për shkak të kërcënimit në rritje të dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj në zgjedhjet në vendet anëtare. Ligji kërkon që kompanitë e mëdha të teknologjisë të etiketojnë qartë reklamat politike në platformat e tyre, kush pagoi për të dhe sa, si dhe cilat zgjedhje u referohet, ose rrezikojnë gjoba deri në 6% të xhiros së tyre vjetore. “Nga fillimi i tetorit 2025, ne nuk do të lejojmë më reklama politike, zgjedhore dhe sociale në platformat tona në BE”-deklaroi Meta. Ata gjithashtu deklaruan se ky ishte një vendim i vështirë për kompaninë. Gjithashtu, Meta do të kufizojë shfaqjen e profileve të fëmijëve në kërkime dhe rekomandime, duke ulur rrezikun e kontaktit me persona të paautorizuar. Përshkallëzimi i masave përfshin edhe mbylljen e profileve që shkelin politikat e kompanisë, si ato që përmbajnë komente me përmbajtje seksuale ose kërkesa për foto të papërshtatshme. Vetëm gjatë këtij viti, Meta ka hequr rreth 135 mijë profile të tilla.
Këto hapa pasojnë përpjekjet e mëparshme të Meta-s për të rritur privatësinë e adoleshentëve, siç janë krijimi i “profileve të adoleshentëve” me cilësime më të rrepta dhe kufizimet në reklamat e shfaqura për përdoruesit nën 18 vjeç. Ekspertët e sigurisë theksojnë se, përveç përpjekjeve të kompanive teknologjike, roli i prindërve dhe kujdestarëve mbetet kyç në monitorimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet online.