Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rritje në tregun e luksit në Zvicër, të rinjtë kërkojnë përvoja unike

Të Tjera  |  30.07.2025 Ora 8:17   

Sipas një raporti të firmës EY, tregu i luksit në Zvicër u rrit me 3.5% gjatë vitit 2024, duke arritur vlerën prej 5.4 miliardë frangash zvicerane. Një nga të dhënat më interesante është se vetëm 53% e blerjeve luksoze bëhen në dyqanet fizike, ndërsa pjesa tjetër kryhet online – një përqindje më e ulët krahasuar me mesataren globale prej 75%.

Studimi thekson rëndësinë në rritje të përvojës së konsumatorit, veçanërisht te Gjenerata Z. Nëntë nga dhjetë të rinj të anketuar në Zvicër janë të gatshëm të paguajnë për një përvojë ekskluzive të blerjes.

Sipas ekspertit të EY, Fabian Wehren, industria e luksit në Zvicër duhet të investojë më shumë në teknologji të avancuara si inteligjenca artificiale, për të përmirësuar përvojën digjitale të konsumatorit dhe për të qëndruar konkurruese në afat të gjatë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing