Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Avokatët e Sean 'Diddy' Combs kërkojnë lirimin e tij para dënimit

Muzikë  |  30.07.2025 Ora 9:36   
Avokatët e Sean 'Diddy' Combs kanë kërkuar nga një gjykatës federal në SHBA që reperi të lirohet nga burgu përpara se të dënohet në tetor.

Ekipi ligjor i Combs thekson se klienti i tyre po trajtohet në mënyrë të padrejtë, duke argumentuar se klientët e prostitucionit zakonisht nuk burgosen në këtë mënyrë. Ata shtuan se para-burgimi zakonisht aplikohet ndaj atyre që menaxhojnë rrjete prostitucioni, jo ndaj personave si Combs.

Kërkesa vjen disa javë pasi një juri e shpalli Combs fajtor për dy akuza për transport me qëllim përfshirje në prostitucion. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe komplot për zhvatje, të cilat mund t’i kishin sjellë burgim të përjetshëm.

Gjithsesi, ai ende përballet me një dënim deri në 10 vjet. Gjykatësi Arun Subramanian kishte vendosur që Combs të qëndrojë në paraburgim, duke përmendur historikun e tij të dhunës në familje.

Në padinë e re, avokatët theksojnë se “Combs mund të jetë i vetmi person aktualisht në burg në SHBA për të qenë klient i prostitucionit.” Ata theksojnë se të gjithë të tjerët të përfshirë në rast – partneret, prostitutat, drejtuesit e agjencisë dhe aktorët e filmave për të rritur – janë të lirë.

Nëse lirohet, Combs do të pranojë kushtet e mëparshme të lirisë me kusht, përfshirë një garanci prej 50 milionë dollarësh dhe kufizime të udhëtimit. Avokatët gjithashtu theksuan se ai “nuk përbën rrezik arratisjeje apo dhune”.

Seanca e dënimit është caktuar për 3 tetor në Nju Jork.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing