Drake ka anuluar zyrtarisht koncertet e shtyra në Australi dhe Zelandë të Re, që ishin pjesë e turneut të tij Anita Max Win.
Në shkurt, ai mbajti disa koncerte në Perth, Melbourne, Sydney dhe Brisbane, por u largua më herët nga vendi për shkak të një "konflikti në orar". Katër shfaqje të planifikuara për mars në Brisbane, Sydney dhe Auckland u shtynë me premtimin se do të caktoheshin data të reja.
Tani, Live Nation Australia ka konfirmuar se këto shfaqje janë anuluar përfundimisht. “Pavarësisht përpjekjeve të mëdha, nuk ishte e mundur të riorganizoheshin brenda afatit të nevojshëm,” thuhet në njoftim. Ata shtuan se Drake mbetet i angazhuar për të rikthyer këto koncerte kur ta lejojë orari i tij.
Të gjithë blerësit e biletave do të marrin rimbursim. Drake nuk ka bërë ende një koment publik.
Aktualisht, ai është në turneun Some Special Shows 4 U me PartyNextDoor, me shfaqjen e radhës të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në Amsterdam.