Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Vendi  |  30.07.2025 Ora 10:57   

 

Shifra shqetësuese të rasteve të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve në Kosovë.

Dy prej këtyre rasteve kanë ndodhur në Gllogoc, një në Obiliq, një në Graqanicë dhe dy në Gjakovë.

Rastet e raportuara në Polici:

Gllogoc / 28.07.2025 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogoc / 29.07.2025 – 18:30.  Dy ankuesit kosovarë kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Obiliq / 29.07.2025 – 17:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. 

Graqanicë / 29.07.2025 – 21:00. Të dyshuarit  (një mashkull dhe një femër) kosovarë, dyshohet se pas një grindje verbale mes veti kanë sulmuar fizikisht njërit-tjetrin. Të njëjtit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë / 29.07.2025 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Gjakovë / 29.07.2025 – 20:20. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovarë për shkak të dyshimit se kishin kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt. Nga njeri i dyshuar është konfiskuar një pistoletë me leje me dy karikatorë dhe 69 fishekë të cilën dyshohet se ia kishte ekspozuar viktimës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing