Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çmimet po rriten, ankohen qytetarët

Vendi  |  05.08.2025 Ora 7:47   

Fatura e blerjeve po bëhet gjithnjë e më e rëndë për shumë qytetarë në Kosovë, të cilët thonë se kanë vërejtur rritje të çmimeve në produkte bazike.

Një qytetare e ka quajtur situatën alarmante, duke thënë se me ndihmën sociale nuk po arrin të mbulojë as blerjet më të thjeshta: “Tre artikuj i mora, 6 euro e 10 cent. Kjo është me të lon mend. S’ka rrogë, njerëzit po hekin fukarallëk.”

Të njëjtin mendim ndajnë edhe pensionistët, të cilët jetojnë me 200 euro në muaj. “Për neve që jena pensionera, katastrofë,” tha një qytetar.

Çmimet e perimeve dhe pemëve në tregje gjithashtu janë konsideruar të larta. “Shtrejt jonë bo, po duhet me i marr,” tha një tjetër, duke shprehur edhe zhgënjimin për mosrritjen e pensionit që prej dy vitesh.

Ndërkohë, kishte edhe zëra që nuk e shohin situatën aq dramatike, duke vlerësuar çmimet si “reale në krahasim me standardin.”

Një tregtar në treg ka pohuar se produktet bazike këtë vit janë më të lira se në vitin e kaluar, por pranon se ankesat janë të zakonshme.

Shoqata e Konsumatorëve, ndërkaq, kritikon institucionet për mosreagim dhe për injorim të të drejtave themelore të konsumatorëve. “Ne e financojmë shtetin, por nuk kemi as mbrojtje minimale,” u shpreh përfaqësuesi i shoqatës.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni për muajin e gjashtë të vitit ka qenë 4.3 për qind, një rritje që ndjehet gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme të qytetarëve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing