Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Me rënien e temperaturave dhe rikthimin e shirave, shumëkush mund ta marrë këtë si një periudhë të zymtë – por në fakt, shiu mund të jetë përplot përfitime për shëndetin mendor dhe fizik.
Sipas “Natural Soulution Magazine”, aroma e shiut – e njohur si Petrichor – ka efekt qetësues dhe ndihmon në reduktimin e stresit. Ky emër u vendos në vitin 1960 nga dy shkencëtarë australianë dhe i referohet përzierjes së vajrave të pemëve dhe ozonit që formohet pas rrufeve.
Ecja në shi, përveç relaksimit mendor, ndikon edhe në shëndetin trupor. Ajri bëhet më i pastër për shkak të thithjes së pluhurit dhe mikrobeve nga shiu, ndërsa aktivitetet fizike të kryera gjatë kësaj kohe djegin më shumë kalori për shkak të rezistencës shtesë. Po ashtu, uji i shiut është alkalik dhe i dobishëm për lëkurën dhe flokët.
Shiu gjithashtu ndikon në gjendjen shpirtërore: ndihmon në introspeksion, freskon mendjen dhe mund të ndihmojë personat në momente vendimtare të jetës që të marrin vendime më të qarta.
Sipas studiuesve nga Japonia, aktiviteti fizik gjatë ditëve me shi ndihmon edhe në humbje peshe, ndërsa mungesa e turmave në rrugë e parqe ofron më shumë hapësirë dhe qetësi për reflektim.
Në vend që ta shohim shiun si pengesë, ndoshta është koha ta shohim si një mundësi për t’u rilidhur me veten.