Rusia ka bërë të ditur se ka zhvilluar një vaksinë të re kundër kancerit me bazë mRNA, e cila synon trajtimin dhe jo parandalimin e sëmundjes, sipas Pubity.
Sipas autoriteteve shtetërore, testimet paraklinike kanë dhënë rezultate premtuese në frenimin e tumorit dhe reduktimin e metastazave. Kjo vaksinë pritet të ofrohet falas për pacientët me kancer në Rusi.
Megjithatë, ekspertët kanë shprehur shqetësime për mungesën e të dhënave të publikuara klinike dhe rezultateve të rishikuara nga komuniteti shkencor, duke kërkuar më shumë transparencë dhe kujdes para se të nxirren përfundime.