
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Edhe pse shpesh neglizhohet nga mjekët, ndjeshmëria ndaj zhurmës mund të ketë pasoja serioze për shëndetin mendor dhe fizik. Ajo prek rreth 20-40% të popullsisë, dhe ndikon tek individët që ndihen të shqetësuar, të irrituar apo të stresuar nga tinguj që shumicës i duken të parëndësishëm.
Studiuesit po zbulojnë se kjo ndjeshmëri ka shkak biologjik, ku truri i individëve të ndjeshëm përpunon ndryshe tingujt dhe nuk arrin të filtrojë zhurmat e parëndësishme, madje aktivizohet edhe kur tingulli nuk është kërcënues. Kjo mund të çojë në ankth, rritje të tensionit të gjakut, probleme me gjumin, lodhje kronike dhe rrezik të shtuar për depresion apo sëmundje kardiovaskulare.
Ndjeshmëria ndaj zhurmës është ndryshe nga misofonia apo hiperakuza, pasi ajo nuk lidhet vetëm me zhurma specifike ose të larta, por me një ndjeshmëri të përgjithshme ndaj çdo tingulli. Ajo është më e përhapur te personat me ankth, autizëm, skizofreni, dhe ndonjëherë mund të jetë e trashëgueshme ose të shfaqet pas lëndimeve në tru.
Zgjidhjet nuk janë të lehta: përveç mjetet mbrojtëse si tapat e veshëve ose kufjet që bllokojnë zhurmën, mund të ndihmojë edhe terapia kognitive-biheviorale, muzikoterapia apo artterapia. Por në nivel shoqëror, ekspertët kërkojnë që urbanizimi modern të marrë parasysh ndikimin e zhurmës, duke krijuar hapësira më të qeta për banim dhe relaksim.
Derisa bota të bëhet më e qetë, personat e ndjeshëm ndaj zhurmës duhet të gjejnë mënyra për të mbrojtur mirëqenien e tyre – qoftë përmes terapive, mjediseve të izoluara ose thjesht duke ndërtuar paqe në mendjen e tyre.//BBC