Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Euro shënon rënie historike përballë Lekut

Të Tjera  |  06.08.2025 Ora 7:59   

Kursi i këmbimit të Euros vijon rënien në ditët e para të muajit gusht, duke arritur sot në nivelin më të ulët historik: vetëm 97.3 lekë sipas Bankës së Shqipërisë. Rënia vjen si rezultat i prurjeve të mëdha valutore gjatë sezonit turistik, të nxitura nga turizmi, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme dhe remitancat.

Tregu valutor gjatë fundjavave ka shënuar vlera edhe më të ulëta, por ato nuk pasqyrohen në kursin zyrtar të ditëve të punës. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për të blerë euro në treg nuk kanë mjaftuar për ta ndalur këtë trend.

Gjithashtu, statistikat e fundit tregojnë një tkurrje të deficitit të llogarisë korrente dhe një rritje të investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme, të cilat për tremujorin e parë arritën vlerën e 104 milionë eurove – një rritje prej 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë po kontribuon në forcimin e lekut, me suficit buxhetor prej 33.1 miliardë lekësh në 6-mujorin e parë të vitit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing