Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prezantohen planet për mbulimin e Prishtinës me ngrohje qendrore

Vendi  |  06.08.2025 Ora 8:04   

Në një konferencë të përbashkët mes Komunës së Prishtinës dhe NP “Termokos” SH.A., u prezantua Studimi i Fizibilitetit për mbulueshmërinë e Prishtinës me ngrohje qendrore. Kryeshefi Fisnik Osmani dhe kryetari Përparim Rama diskutuan rreth kapaciteteve ekzistuese, projekteve në proces si “Solar4Kosovo” dhe dyfishimi i kapaciteteve, si dhe nevojën për investime të mëdha për të mbuluar të gjithë qytetin.

Studimi analizon 13,900 ndërtesa me mbi 3 milion m² sipërfaqe banimi në 141 lagje të kryeqytetit. Për mbulimin e plotë janë të nevojshme mbi 150 km tubacione dhe 9,423 pika kyçjeje. Për pjesën veriore, opsionet teknologjike përfshijnë impiante me kogjenerim (gaz ose biomasë), ndërsa për pjesën jugore – rezervuarë sezonalë dhe pompa termike.

Kostoja totale e investimit kap vlerën e rreth 250 milionë eurove. Sipas drejtorit Osmani, janë ndërmarrë hapa të parë drejt sigurimit të fondeve për këtë projekt madhor, që pritet të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe cilësinë e ajrit në Prishtinë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing