Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Moti dhe ndikimi i tij në humor

Shëndeti  |  06.08.2025 Ora 8:07   

Ndikimi i motit në gjendjen emocionale është real dhe i dokumentuar mirë. Shkenca e njeh këtë dukuri si meteoropati, një reagim fizik dhe psikologjik ndaj ndryshimeve të kushteve atmosferike si temperatura, lagështia dhe drita natyrale.

Ky fenomen lidhet ngushtë me çrregullimet afektive sezonale (SAD), të cilat shfaqen kryesisht në pranverë dhe vjeshtë, me simptoma si trishtim i thellë, përgjumje, mungesë energjie dhe shtim të oreksit.

Mungesa e dritës ndikon negativisht në ritmet biologjike të trupit dhe ul nivelin e serotoninës, çka shpjegon ndryshimet në humor gjatë ditëve të zymta. Simptomat fizike si dhimbje koke, lodhje dhe ndjeshmëri ndaj zhurmës janë gjithashtu të zakonshme.

Për t’u përballur me këtë ndikim, këshillohet ekspozimi ndaj dritës natyrale, ruajtja e një rutine të qëndrueshme, aktiviteti fizik dhe konsultimi me profesionistë shëndetësorë, në rast nevoje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing