Lady Gaga do të shfaqet si mysafire në sezonin e dytë të serialit Wednesday, ku do të luajë Rosaline Rotwood – një mësuese misterioze në Akademinë Nevermore.
Paralelisht me debutimin e saj, Gaga do të publikojë këngën e re “Dead Dance”, e shkruar bashkë me producentët Andrew Watt dhe Cirkut. Kënga do të shoqërohet me një videoklip teatror dhe pritet të publikohet muajin e ardhshëm.
Së fundmi, ajo dhe regjisori Tim Burton janë parë duke xhiruar në “Ishullin e Kukullave” në Meksikë, një vend i njohur për atmosferën e frikshme. Burton e cilësoi Gagën si “një artiste frymëzuese”.
Pavarësisht mungesës në premierën e Londrës për shkak të turneut të saj Mayhem Ball, Gaga e quajti përvojën në serial “fantastike” dhe shtoi se e do bashkëpunimin me Jenna Ortega.
Sezoni i ri i Wednesday do të shfaqet sot, më 6 gusht dhe pjesa e dytë në 3 shtator në Netflix.