Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

A do të ketë një sezon të katërt seriali i “Sex And The City”?

Film  |  06.08.2025 Ora 17:20   
Pas tre sezonesh, vazhdimi i njohur i “Sex and the City”, seriali “And Just Like That”, po i afrohet fundit. HBO Max ka konfirmuar se nuk do të ketë një sezon të katërt, ndërsa sezoni aktual do të mbyllet me një finale të madhe me dy pjesë.

Sipas Deadline, producenti ekzekutiv Michael Patrick King ka njoftuar kastin e aktorëve për vendimin, duke theksuar se ky ishte momenti i duhur për ta përmbyllur historinë e Carrie Bradshaw dhe miqve të saj. Teksa shkruaja episodin e fundit të sezonit të tretë, kuptova se ky ishte vendi i përsosur për të mbyllur serialin. Vendosëm që finalja të ishte madhështore dhe zgjatëm sezonin nga 10 në 12 episode -u shpreh King në një deklaratë për shtyp.

Ai shtoi se lajmi u mbajt sekret për të mos ndikuar tek shikuesit gjatë transmetimit të sezonit të fundit. Jemi mirënjohës për të gjithë ata që lejuan këta personazhe të bëhen pjesë e shtëpive dhe zemrave të tyre “And Just Like That” debutoi në dhjetor 2021, duke ribashkuar Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis në rolet e tyre ikonike si Carrie, Miranda dhe Charlotte, ndërsa ndjek jetët dhe marrëdhëniet e tyre në New York në një fazë më të pjekur të jetës. Seriali trajtoi humbje, rikthime dashurie dhe sfida të reja për miqësitë e tyre, por shikueshmëria ka rënë gradualisht pas premierës së suksesshme. Finalja e sezonit të tretë pritet të shënojë fundin zyrtar të historisë së këtij universi televiziv që ka zgjatur mbi dy dekada.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing