Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Krenari nga Kosova: Dredhza Braina shpallet “Gruaja e Vitit për Siguri Kibernetike” në SHBA

Vendi  |  07.08.2025 Ora 7:54   

Dredhza Braina, një 23-vjeçare nga Kosova, ka fituar çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Global Cybersecurity Woman of the Year” në kategorinë “Barrier Breaker”, duke e vendosur Kosovën në vendin e parë në këtë garë globale.

Në një postim në Facebook, Braina ka ndarë emocionet dhe mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë gjatë gjithë rrugëtimit të saj profesional, duke theksuar se ky çmim nuk është vetëm për të, por për të gjithë ata që kanë sfiduar vështirësitë dhe kanë vazhduar përpara.

“Ky çmim nuk është vetëm për mua, është për të gjithë ata që janë përballur me sfida, por nuk janë ndalur – kanë thyer heshtjen dhe kanë thyer barrierat”, ka shkruar ajo.

Ajo gjithashtu ka falënderuar organizatorët dhe jurinë ndërkombëtare të çmimit, duke nënvizuar rëndësinë e platformave që fuqizojnë gratë në sektorin e sigurisë kibernetike.

Çmimi “Barrier Breaker” u jepet grave që kanë kapërcyer pengesa të mëdha në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike, duke frymëzuar gjeneratat e reja dhe duke hapur rrugë të reja për barazi dhe përfaqësim.

Suksesi i Dredhzës është një dëshmi se talenti nga Kosova jo vetëm që ekziston, por edhe po shkëlqen në skenat më të mëdha botërore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing