Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Universal Pictures ka publikuar trailerin zyrtar për filmin “Him”, një thriller psikologjik me elementë horror dhe dramë sportive. Filmi është prodhuar nga Monkeypaw Productions e Jordan Peele dhe regjinë e bën Justin Tipping, që vjen me debutimin e tij në ekran të madh.
Në qendër të ngjarjes është Cameron Cade, një yll në ngritje i futbollit amerikan, i luajtur nga Tyriq Withers. Pasi pëson një sulm të dhunshëm që i rrezikon karrierën, ai ftohet nga legjenda e futbollit Isaiah White (Marlon Wayans) për t’u stërvitur në kompleksin e tij privat. Ajo që në fillim duket si një mundësi për rikthim në karrierë, shndërrohet në një eksperiencë të errët dhe destabilizuese.
Në rol janë edhe Julia Fox si Elsie White, bashkëshortja influencuese e Isaiah, së bashku me një kast mbështetës që përfshin emra si Tim Heidecker, Jim Jefferies dhe Naomi Grossman.
Trailer-i tregon një atmosferë të ngarkuar me tension, ku dhuna vizuale është më e fortë se në cilëndo nga veprat e mëparshme të Jordan Peele. Megjithatë, përtej gjakut dhe brutalitetit, “Him” sjell një koment të mprehtë social mbi rreziqet e adhurimit të verbër, famës dhe ambicies së pakufishme.
Filmi pritet të dalë më 19 shtator 2025.