Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi Jurassic World Rebirth, nën regjinë e Gareth Edwards dhe me role nga Scarlett Johansson dhe Mahershala Ali, ka arritur të grumbullojë mbi 320 milionë dollarë në tregun amerikan, duke u renditur tashmë në vendin e 40-të në listën e filmave aksion më fitimprurës të të gjitha kohërave.
Kjo shenjë e rëndësishme e kalon fitimet e filmave Transformers (319.2 milionë dollarë) dhe Thor: Ragnarok (315 milionë dollarë), por është ende larg nga rekordi i mëparshëm të serisë, Jurassic World: Dominion me 376.8 milionë dollarë.
Edhe pse Rebirth pritet të rritet pak më tej në javët e ardhshme, nuk duket se do të thyejë rekorde të mëdha brenda franĉizës.